Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përsëriti të enjten para Prokurorisë Speciale pretendimin se Astrit Dehari u vra, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.
Gashi tha se familja pret një epilog nga prokuroria. «Epilogu i vetëm përfundimtar është që, në bazë të provave që janë, Astrit Dehari është vrarë para 10 viteve», tha ai.
Avokati pretendoi gjithashtu se ekspertizat në Zvicër dhe ADN-ja e një personi të tretë mbështesin versionin e familjes. Ai tha se një zarf me mbetje të thonjve, që duhej t’u dërgohej ekspertëve zviceranë, ishte i zbrazët.
“Epilogu i vetëm përfundimtar është që, në bazë të provave që janë, Astrit Dehari është vrarë para 10 viteve”
Pretendimet për vrasje, ADN-në dhe zarfin nuk janë konfirmuar nga institucionet. Hoxha dhe prokurori i mëhershëm Bekim Kodraliu nuk kanë dhënë përgjigje.




