Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar në dhjetor 2022, nuk i është përcjellë ende Komisionit Evropian për vlerësim.
Kosova ia dorëzoi kërkesën Çekisë, e cila në atë kohë kryesonte Këshillin e BE-së. Që atëherë janë ndërruar tetë presidenca të Këshillit dhe asnjëra nuk e ka përcjellë aplikimin.
Për të nisur shqyrtimin formal, Komisionit Evropian i duhet një kërkesë nga Këshilli, ku përfaqësohen shtetet anëtare. Presidenca irlandeze nuk iu përgjigj pyetjes nëse planifikon ta çojë përpara aplikimin deri në publikimin e artikullit.
“Mali i Zi ka dëshmuar se procesi i anëtarësimit mund të sjellë ndryshime të rëndësishme, kur një vend është i përkushtuar t’i përmbushë kriteret e anëtarësimit dhe t’u qëndrojë besnik vlerave evropiane”




