Hetuesit e SPAK-ut thuhet se po shqyrtojnë një transfertë prej 450 mijë eurosh drejt Gjermanisë, të anuluar më 27 shkurt, në hetimet për Vlora Hysenin.
Transferta nga “Fortis Beton” sh.p.k. drejt kompanisë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH” kishte datën 26 shkurt dhe përshkrimin “pagesë për kontratë huaje”. Nuk është konfirmuar se shuma është transferuar.
Hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe Gjermani. Izet Dingler, vëllai i Hysenit, paraqitet si përfaqësues i kompanisë gjermane.




