Rumen Rumenov nga Bullgaria u shpall boksieri më i mirë në turneun e 28-të ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, të mbajtur më 8 nëntor në Prishtinë.

Ivan Rajcic nga Kroacia u zgjodh boksieri më i mirë i huaj, ndërsa Leutrim Berisha nga Kosova mori çmimin Fair Play.

Çifti më luftarak u shpallën Lumturim Xhoxhaj dhe Bashkim Bajoku. Çmimin për teknikun më të mirë e mori Emanuel Koço nga Shqipëria.