Protestat që nisën në maj kundër punimeve ndërtimore në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poros–Nartës u shndërruan në një lëvizje kundër korrupsionit, sipas raportit të BE-së për Shqipërinë.
Raporti thotë se në kulmin e protestave iu bashkuan dhjetëra mijëra pjesëmarrës. «Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që nga tranzicioni demokratik i vendit», thuhet në raport.
Në tetor u mbajtën protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Sipas raportit, deri në kohën e publikimit nuk ishte zhvilluar dialog dhe të gjitha palët u ftuan të angazhoheshin në dialog konstruktiv.
“Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që nga tranzicioni demokratik i vendit”




