Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takuan të martën, më 3 nëntor, në Bruksel. Ata rikonfirmuan se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Tiranë.

Në takim u diskutuan siguria euroatlantike dhe bashkëpunimi mes aleatëve, si dhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja.

Rama dhe Rutte biseduan edhe për Korridorin VIII, që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe projektin e Porto Romanos. Vendet anëtare të NATO-s e kishin marrë më herët vendimin që samiti të mbahet në Tiranë.

“BE-ja duhet të bëjë diçka po aq të guximshme, që shkon përtej punës së zakonshme dhe të përditshme”
— Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.