Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 parasheh 1.084,9 milionë euro për paga dhe shtesa në sektorin publik, 10,7% më shumë se në vitin 2026.
Për nivelin qendror janë planifikuar 643,05 milionë euro, nga 558,35 milionë në vitin paraprak. Ndarja për nivelin lokal është 441,83 milionë euro, krahasuar me 422,08 milionë në vitin 2026.
Shpenzimet rrjedhëse parashihen të arrijnë në 3.131,2 milionë euro, nga 2.893,9 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2026. Dokumenti e lidh rritjen me shtesat për nënat lehona dhe pagesën e pagës së 13-të për punonjësit publikë.
“Shpenzimet për kategorinë paga dhe shtesa planifikohen të jenë 1,084.9 milionë euro dhe të shënojnë rritje prej 10.7%.”
Qeveria e miratoi projektbuxhetin prej 4,27 miliardë eurosh më 2 nëntor. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se koeficienti i pagave pritet të rritet nga 110 në 120 euro më 1 korrik 2027.




