Një person u shoqërua në stacion policor pasi Policia pranoi informatën për kanosje në Ministrinë e Ekonomisë në Prishtinë, më 9 nëntor rreth orës 12:00.
«Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë», tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Pllana tha se njësitet policore dolën në vendngjarje. Njësitet përkatëse po ndërmarrin veprime hetimore për sqarimin e rrethanave.
“Sot, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rast të kanosjes në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.”




