Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policorë në Rajonin e Prishtinës zbatuan 157 urdhëresa gjyqësore, sekuestruan 11 armë zjarri dhe shqiptuan 4.167 gjoba.
Nga urdhëresat e zbatuara, 27 lidhen me vepra penale. Të tjerat kishin të bënin me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime.
Nga gjobat për kundërvajtje dhe shkelje të rregullave të komunikacionit, 71 u evidentuan nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.
Personat e dënuar me burgim u dërguan për vuajtje të dënimit. Ata të dënuar me gjobë u liruan pasi përmbushën obligimet përkatëse.




