Hetuesit e Policisë së Kosovës bastisën më 9 nëntor dy lokacione në Vushtrri, ku gjetën një pistoletë dhe një armë të gjatë gjatë hetimit të një rasti.
Pistoleta kishte shtatë fishekë. Policia tha se armët do të procedohen si prova materiale.
Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori kompetent caktoi ndalim 48-orësh.
“Bazuar në këto dyshime, gjatë ditës së sotme Policia ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pistoletë me shtatë (7) fishekë dhe një armë e gjatë”




