Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me ambasadorin belg në Kosovë, Arnaud Dusaucy, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

Në njoftimin e tij në Facebook, Maqedonci tha se e falënderoi Belgjikën për mbështetjen ndaj Kosovës në këto fusha. Bisedimet përfshinë akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Kosovës në Belgjikë dhe zbatimin e letërqëllimit të përbashkët mes dy shteteve.

«Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke vlerësuar akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Belgjikë, si dhe rëndësinë e zbatimit të letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy shteteve, me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes», tha Maqedonci.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral, duke vlerësuar akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Belgjikë, si dhe rëndësinë e zbatimit të letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy shteteve, me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”
— Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes

Ai tha se i uroi Dusaucyt sukses në detyrën e re dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit.