Një person u arrestua në Pejë të dielën, 8 nëntor, pasi policia gjeti substancë të dyshuar narkotike, pistoletë dhe municion gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse.

Sipas raportit policor, u gjetën 302,2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë, 3 fishekë, një peshore digjitale, një telefon iPhone 17 dhe 325 euro. Policia sekuestroi edhe qese për paketimin e substancave narkotike.

I dyshuari u intervistua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.