Një person u arrestua në Landovicë të Prizrenit pasi dyshohet se nuk iu bind urdhrit të një zyrtari policor dhe e kërcënoi me fjalë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ndodhi më 8 nëntor 2026, rreth orës 19:35. «Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje», thuhet në raport.
Policia nuk ka dhënë në raport emrin dhe moshën e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte refuzuar urdhrin e zyrtarit policor dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”




