Ofertat më të larta për pesë parcela në komunat e Graçanicës dhe Parteshit arritën gjithsej 1.443.355 euro në raundin e 76-të të privatizimit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) më 4 nëntor.

Në këtë raund, për 23 njësi pasurore u pranuan 78 oferta. Vlera e ofertave më të larta për të gjitha njësitë arriti 1.844.957 euro.

Dy parcela të ndërmarrjes shoqërore “Ratar” në Llapnasellë morën oferta më të larta prej 610.000 dhe 310.600 eurosh. Oferta prej 610.000 eurosh ishte më e larta në këtë raund.

Ofertuesit me shumat më të larta janë shpallur fitues të përkohshëm. Për 121 njësitë e tjera të ofruara nuk u pranua asnjë ofertë.