Tenderi mbi 2 milionë euro për ndërtimin e dy fushave të futbollit në Klubin Trepça është kontestuar nga operatorë ekonomikë dhe ende nuk ka fitues të përzgjedhur.
Eng Bau SH.P.K., me seli në Kamenicë, e dorëzoi ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit më 30 tetor, pasi paraprakisht kishte kërkuar rishqyrtim nga autoriteti kontraktues. Si përfaqësues i kompanisë figuron Florent Thaqi.
Dosja e tenderit u korrigjua më 16 tetor, ndërsa paramasa e punimeve më 22 tetor. Në dokumentacion figurojnë edhe përgjigje ndaj kërkesave për rishqyrtim nga TEHNOBURIMI D.D.SHA., A & S GROUP SH.P.K. dhe ERK CONSTRUCTION INC., Dega në Kosovë.
Deri më 4 nëntor, OSHP-ja nuk kishte marrë vendim përfundimtar për ankesën e Eng Bau.




