Përfaqësues të listës studentore serbe “Studenti pobeđuju” vizituan të dielën, 8 nëntor, manastiret e Graçanicës dhe Deçanit të Lartë, si dhe objekte ortodokse në Prizren.

Në Graçanicë, mitropoliti Teodosije i priti përfaqësuesit dhe u foli për shqetësimet e përditshme të serbëve, përfshirë ruajtjen e shtëpive familjare, arsimin, kujdesin shëndetësor, sigurinë dhe kushtet e jetesës, tha Eparkia e Rashkës dhe Prizrenit.

Sipas Eparkisë, përfaqësuesit shprehën gatishmëri që në punën e tyre të ardhshme institucionale të angazhohen për të drejtat e serbëve dhe ruajtjen e objekteve ortodokse.