Projekti për një sistem baterish në Sojevë të Ferizajt e ka marrë Pëlqimin Mjedisor, sipas një njoftimi të MCA Kosovo të cituar nga Buletini Ekonomik.

Sistemi BESS është planifikuar të ketë kapacitet prej 90 MWh dhe do të jetë nën operimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Bateritë janë paraparë të ofrojnë shërbime të Rezervës për Rikthimin e Frekuencës (FRR).