Në emisionin “Pressing” më 3 nëntor, deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa e përshkroi si të ngutshëm vendimin e Bedri Hamzës për t’u larguar nga posti i kryetarit të partisë.
«M’u ka duk i ngutshëm. Kisha pas dëshirë që derisa të shkojmë në Kuvendin e partisë, Bedri Hamza të jetë kryetar», tha Mustafa.
Mustafa tha se kishte zhvilluar negociata me Hamzën për t’u kthyer në PDK dhe se e njihte mirë. Ai vlerësoi se Hamza kishte ndihmuar në ruajtjen e unitetit të partisë.
“M’u ka duk i ngutshëm. Kisha pas dëshirë që derisa të shkojmë në Kuvendin e partisë, Bedri Hamza të jetë kryetar”
«Bedri Hamza na ka mbajtur të bashkuar, s’kisha dashtë ai me dhënë dorëheqje», tha Mustafa. Hamza dhe PDK-ja nuk kanë dhënë konfirmim të veçantë për dorëheqjen ose rrethanat e saj.




