Mbetjet mortore të Adem Ademit u identifikuan pas gati 27 vjetësh kërkimi, ndërsa motra e tij tha të mërkurën se kishte besuar që ai ndodhej në Kalludër të Zubin Potokut.

Ajo foli në emisionin FIVE për dyshimet e familjes, të krijuara nga informacionet se grupi i intelektualëve, ku bënte pjesë edhe Ademi, ishte parë për herë të fundit në atë zonë. Kur nisën gërmimet dhe u gjetën mbetjet mortore, ajo besoi se vëllai i saj ishte aty.

Familja kishte shpresuar për vite se Ademi mund të ishte gjallë dhe i burgosur në Serbi. Shpresat u zbehën pasi të burgosurit shqiptarë u liruan dhe u kthyen në Kosovë pa të.

“Është një lajm i mirëpritur, por çka të them? Është i dhimbshëm. I mirëpritur kur them që 27 vite e kemi kërkuar ta gjejmë. Për atë është lajm i mirëpritur”
— motra e Adem Ademit

«Është një lajm i mirëpritur, por çka të them? Është i dhimbshëm. I mirëpritur kur them që 27 vite e kemi kërkuar ta gjejmë. Për atë është lajm i mirëpritur», tha motra e Ademit.