Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi nga gjykata paraburgimin e një personi të dyshuar për vepra penale kundër integritetit seksual të vajzës së tij 13-vjeçare.

«Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual», tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tha se vajza kishte marrë trajtimin e duhur.

Rasti u raportua më 2 nëntor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari u arrestua atë ditë dhe gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan një laptop dhe dy telefona celularë. Prokuroria po e heton rastin për veprat penale «Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve» dhe «Sulmi seksual».

“Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual.”
— Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë