Punimet për rehabilitimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova” po vazhdojnë, njoftoi të mërkurën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas ministrisë, ndërhyrja synon stabilizimin e skarpateve dhe parandalimin e rrëshqitjeve të mundshme të dheut dhe materialeve shkëmbore.
Punimet janë pjesë e angazhimeve për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me synim qarkullim më të sigurt.




