Palët në gjykimin ndaj dy ish-inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe të akuzuarve të tjerë paraqitën fjalët përfundimtare më 4 nëntor në Prishtinë. Mbrojtësit kërkuan aktgjykim lirues.
Prokurorja speciale Arbëresha Raça-Shala dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim dhe tha se qëndronte pranë saj. Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha akuzohen për zbulim të fshehtësisë zyrtare, ndërsa Fisnik Ibishi për ndihmë në këtë vepër.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli, vendosi të administrojë si provë ekspertizën financiare, pas kërkesës së avokatit Mahmut Halimi. Ai pretendoi se ekspertiza dëshmon se nuk ka pasur shmangie tatimi, shpëlarje parash apo krim të organizuar.




