Tre dëshmitarë, mes tyre Zejnie Morina, ishin planifikuar të dëshmonin në seancën ndaj Ramadan Morinës, e cila u shty për një orë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, njoftoi se dy anëtarët e tjerë ishin të angazhuar në një seancë tjetër.
Prokuroria Speciale e akuzon Morinën për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas aktakuzës së ngritur më 17 dhjetor 2025, ai dyshohet se më 31 mars 1999, në Burim të Malishevës, mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, si dhe në dëbime, keqtrajtime e plaçkitje.




