Vlora Hyseni do të vazhdojë të jetë nën arrest shtëpiak, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi më 4 nëntor kërkesën e saj për masë më të butë.

Ish-drejtoresha e SHISH-it dyshohet nga SPAK-u për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

GJKKO-ja caktoi arrestin shtëpiak dhe pezullimin nga detyra më 21 shtator, me kërkesë të SPAK-ut. Hyseni u vetëdorëzua të nesërmen në pikën kufitare të Vërmicës, pasi veprimet ndaj saj u ndërmorën kur ndodhej në Baku.