Grupi i operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA është përzgjedhur për një kontratë me vlerë 567.125,79 euro, sipas njoftimit të Departamentit të Prokurimit dhe Kontratave.
Plani përfshin ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe punime renovimi në poligonin e kazermës së Prishtinës.
Në garë morën pjesë tre operatorë. N.P.T. Bamirs ofroi 497.498,19 euro, ndërsa Olti Trasing SH.P.K. ofroi 694.747,65 euro.
Nuk është bërë e ditur nëse kontrata është nënshkruar ose nëse ka nisur zbatimi i projektit.




