Programi RISE synon të përgatisë pjesëmarrës për punë në sektorin e shitjes me pakicë, duke ndërthurur mësimin teorik me përvojën praktike.
Programi mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Trajnimet përfshijnë shërbimin ndaj klientit, operacionet e dyqaneve, shitjet, organizimin e punës, komunikimin dhe bashkëpunimin në ekip.
Trajnimi dhe praktika do të zhvillohen në ambientet e Meridian Express dhe SPAR Kosova. Programi është i hapur për personat mbi 18 vjeç, përfshirë gratë mbi 40 vjeç.




