Përgjegjësia për gjendjen e Policisë së Kosovës bie edhe mbi ministrin, tha analisti Lirim Mehmetaj, duke kundërshtuar që rasti i Arlinda Zekajt t’u faturohet vetëm zyrtarëve lokalë.

Në emisionin «Debat Plus», Mehmetaj përmendi mungesën e pajisjeve, uniformave dhe veturave për policët. Ai tha se rasti duhet parë si dështim i sistemit, jo vetëm i zyrtarëve policorë në nivel lokal.

«Absolutisht është problemi sistemit, as i mensisë. Asgjë tjetër, hiq», tha Mehmetaj.

“Absolutisht është problemi sistemit, as i mensisë. Asgjë tjetër, hiq.”
— Lirim Mehmetaj, analist