Shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për rastin e Arlinda Zekajt e kërkoi deputeti Eman Rrahmani, duke thënë se vendimin duhet ta marrë kryeministri.

Në emisionin “Debat Plus”, Rrahmani tha: «Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha e shkarkimeve dhe që të duhej të bëhej nga kryeministri».

Anëtari i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Zekajt kërkoi që të shqyrtohet funksionimi i gjithë sistemit institucional. Ai tha se komisioni duhet ta hetojë deri në fund përgjegjësinë institucionale.

“Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha e shkarkimeve dhe që të duhej të bëhej nga kryeministri”
— Eman Rrahmani, deputet