Objektivi i Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027 është ambicioz, por i arritshëm nëse vazhdojnë reformat, tha komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Kos e bëri vlerësimin më 4 nëntor, gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2026 në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Shqipëria ka përmbushur objektivat e ndërmjetëm në grupkapitullin e Themeloreve dhe ka mbyllur përkohësisht 4 kapituj negociues. I kanë mbetur edhe 31 kapituj për t’i mbyllur përkohësisht.
“Ambicioz, por i arritshëm”
«Do të duhet të shohim fokus dhe përparim të vazhdueshëm në fushat kyçe», tha Kos. Ajo theksoi se sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, liria e medias dhe të drejtat themelore duhet të mbeten në qendër të reformave.
Komisioni Evropian paraqiti udhërrëfyes orientues për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Kos tha se këta udhërrëfyes nuk paracaktojnë rezultatin e negociatave.
Komisioni rekomandon nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit.




