Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu tha se Kosova shpenzoi 14,9 milionë euro për importin e energjisë elektrike gjatë periudhës 28 tetor–3 nëntor. Sipas saj, kjo ishte më shumë se 2 milionë euro në ditë.
«Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor», shkroi Lushaku-Sadriu. Ajo kritikoi edhe rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, varësinë nga importi dhe mosrealizimin e investimeve të premtuara në sektor.
“Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor”




