Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e quajti Raportin e Progresit të këtij viti më të dobëtin deri tani, gjatë një fjalimi në Kuvend më 5 nëntor.
«Ky raport ishte ndoshta më i dobëti në histori për nga rezultatet, prej kur ka nisur publikimi i tij», tha Lushaku-Sadriu. Ajo tha se raporti evidenton dështime të përsëritura në shumë fusha dhe se Kosova ka shënuar vetëm progres të kufizuar në integrimin evropian.
Sipas saj, Qeveria kishte mundësi të ndërmerrte reforma dhe të përmbushte kushtet për avancim drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht krizave politike. Ajo kërkoi përgjegjësi nga institucionet dhe bartësit e pushtetit, duke thënë se barra kryesore bie mbi ata që janë në pushtet.
“Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prej kur ka filluar publikimi i raporteve.”




