Autobusët e linjave 3 dhe 3A do të kalojnë nëpër rrugë alternative në Prishtinë më 7 nëntor, ndërsa linja 1 do ta ketë stacionin e fundit te Fakulteti Teknik, njoftoi Komuna e Prishtinës.
Ndryshimet do të zbatohen nga ora 08:00 deri në 12:00, për shkak të kufizimit të qarkullimit në Rrugën B gjatë garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”.
Nga rrethrrotullimi te Flamuri, linjat 3 dhe 3A do të kalojnë në rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, pastaj në “Enver Maloku” dhe “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë. I njëjti itinerar do të përdoret edhe në drejtimin e kundërt.




