Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur të enjten, 5 nëntor, me tri projektligje dhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm në rend dite.
Deputetët pritet të shqyrtojnë propozimet për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisione, si dhe fushëveprimin e tyre për Legjislaturën XI. Rendi i ditës përfshin edhe miratimin e procesverbalit, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Projektligjet për të cilat është paraparë shqyrtimi i parë lidhen me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Regjistrimin e Bujqësisë dhe Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Në rend dite është edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.




