Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se vizitoi qendrën STATION F në Paris, ku u takua me përfaqësues të kompanive të teknologjisë dhe inovacionit.

Sipas postimit të tij, qendra ka rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, më shumë se 700 investitorë, qasje për mbi 9 mijë startup-e dhe mbi 30 programe.

Kurti tha se u takua me kompani që zhvillojnë platforma për vendimmarrje dhe hartim të politikave publike përmes inteligjencës artificiale e shkencave të sjelljes, si dhe me kompani të teknologjisë së mbrojtjes.

“TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor.”
— Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

«TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor», tha Kurti.