Bizneset mund të regjistrojnë shitjet dhe të lëshojnë kuponë fiskalë pa arkë tradicionale, pasi ATK-ja ka nisur instalimin e Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Për këtë sistem, bizneset mund të përdorin kompjuterët ose tabletët e tyre. ATK-ja thotë se SEF-i ofron më shumë fleksibilitet dhe mundësi për të ulur kostot e pajisjeve fiskale dhe mirëmbajtjes së tyre.
ATK-ja u ka bërë thirrje bizneseve të shqyrtojnë kalimin në sistemin e ri dhe të konsultojnë listën e operatorëve e aplikacioneve të certifikuara në platformën e saj zyrtare.




