Kryeministri Albin Kurti tha se shteti do të garantojë kreditë për investimet në Kosovë të ndërmarrësve nga diaspora, përmes “Dritares për Investime të Diasporës”.
Kurti e bëri të ditur këtë në një postim në Facebook pas takimit të së dielës, më 8 nëntor, me pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Francë. Takimi u mbajt para pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris.
«Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar», shkroi Kurti. Ai tha se Programi 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri do të mbështesë projektet strategjike dhe prioritare të industrisë.
“Nëse dikush prej jush është avokat këtu, unë shumë do të kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë”




