Zgjerimi dhe renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” është një mundësi që duhet shqyrtuar për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, tha presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi.
«Ndoshta më lirë na kushton ta bëjmë një stadium të ri sesa ta rinovojmë të vjetrin», tha Krasniqi. Ai përmendi shqetësime për gjendjen e betonit dhe tha se nuk e di nëse stadiumi i plotëson kriteret për renovim.
Ceremonia hapëse dhe ajo mbyllëse kërkojnë 25.000 ulëse, sipas Krasniqit. Ai tha se infrastruktura përreth stadiumit është e vogël dhe e papërshtatshme për qasje.
“Ndoshta më lirë na kushton ta bëjmë një stadium të ri sesa ta rinovojmë të vjetrin”




