Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e inputeve bujqësore në vend u rritën me 8 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2025.
Indeksi i Inputit 1 shënoi rritje prej 12 për qind. Në të përfshihen farërat, materiali mbjellës, energjia, karburantet, plehrat, pesticidet, shpenzimet veterinare dhe ushqimi për kafshët.
Indeksi i Inputit 2 u rrit me 3,8 për qind. Ky indeks përfshin makineritë, pajisjet, ndërtesat e fermave dhe punët investuese.
Për llogaritjen e të dhënave, ASK-ja mori informacione nga barnatore bujqësore, farmaci veterinare, kompani, tregje dhe pika të tjera ku shiten mallra e shërbime për bujqësi.




