Kontrollet e shtuara dhe kufizimi i importit të mallrave me origjinë nga Serbia po pengojnë furnizimin dhe aktivitetin ekonomik në zonat me shumicë serbe, vlerëson Komisioni Evropian.
Në raportin për Kosovën, të prezantuar më 4 nëntor, Komisioni thotë se importi i këtyre mallrave lejohet aktualisht vetëm përmes pikëkalimit të Merdarës. «Kjo praktikë vazhdoi të ndikojë në aktivitetin ekonomik në zonat me shumicë serbe në Kosovë, duke penguar zinxhirët e furnizimit dhe qasjen lokale në disa produkte», thuhet në raport.
Komisioni përmend edhe inspektimet që i cilëson joproporcionale dhe zbatimin e masave rregullatore. Raporti nuk përcakton cilat produkte janë prekur ose sa është dëmi financiar.
“Kosova vazhdoi të zbatojë kontrolle të shtuara për importin e mallrave me origjinë nga Serbia, i cili aktualisht lejohet vetëm përmes pikëkalimit të Merdarës”
Kufizimet u vendosën më 14 qershor 2023 dhe u lehtësuan pjesërisht në tetor 2024. Skanerët në Merdarë u vunë në funksion gjatë vitit 2026.




