Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë planifikon pesë shfaqje falas, nga një çdo mbrëmje, prej 9 deri më 13 nëntor.

Programi nis më 9 nëntor me “No Dogs or Italians Allowed” (2022), me regji të Alain Ughetto. Më 10 nëntor shfaqet “Blind Willow, Sleeping Woman” (2022), me regji të Pierre Földes.

Më 11 nëntor është radha e “Mars Express” (2023), me regji të Jérémie Périn, ndërsa më 12 nëntor shfaqet “The Triplets of Belleville” (2003), me regji të Sylvain Chomet. Java mbyllet më 13 nëntor me komedinë “Asterix & Obelix: Mission Cleopatra” (2002), me regji të Alain Chabat. Të gjitha shfaqjet nisin në orën 19:00.