Banorët e 12 lokaliteteve të lidhura me daljen 10 kV J03 Orllani do të mbesin pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00 të enjten, më 5 nëntor.

KEDS-i ka planifikuar punime mirëmbajtjeje dhe sigurie në rrjetin elektrik. Ndërprerja do të prekë Kushevit, Shkollën e Vjetër, Xhaminë e Vjetër, Kalaticën, Brainën, Bervenikun, Bllatën, Metergovcin 1 dhe 2, Orllanin, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Sipas KEDS-it, demontimi i shtyllave 10 kV është arsyeja e punimeve.