Pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë në dialog nuk është përkthyer në zbatim të mjaftueshëm të obligimeve, sipas Raportit të Progresit 2026 të publikuar më 4 nëntor.
«Asnjëra palë nuk ka shënuar përparim të mjaftueshëm», thuhet në raport. Komisioni Evropian vlerëson se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 mbetet e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.
Raporti kërkon zbatimin e marrëveshjes pa vonesa e parakushte. Kosova pritet të nisë procesin drejt aranzhimeve për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, ndërsa Serbia të nisë paralelisht njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.
“Asnjëra palë nuk ka shënuar përparim të mjaftueshëm”
Sipas raportit, zhvillimet e brendshme politike, veprimet e njëanshme dhe retorika kanë penguar hapa vendimtarë. Situata në veri të Kosovës gjatë periudhës së raportimit ishte e qetë, por e brishtë.




