KDI tha të premten se muaji i parë i Legjislaturës së XI-të u zhvillua pa planifikim të përbashkët dhe koordinim të mjaftueshëm mes organeve të Kuvendit.
Hulumtuesja e KDI-së, Violeta Haxholli, tha se Kuvendi nuk ka miratuar në seancë Planin e Përgjithshëm të Punës për sesionin vjeshtor, siç kërkohet nga neni 19, paragrafi 2,2 i Rregullores së Punës së Kuvendit.
«Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të nuk nisi me një organizim të mirëfilltë dhe me një dinamikë të qartë të punës parlamentare», tha Haxholli.
“Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të nuk nisi me një organizim të mirëfilltë dhe me një dinamikë të qartë të punës parlamentare.”
Sipas saj, plani duhet të ndihmojë në përcaktimin e prioriteteve, koordinimin e aktiviteteve dhe përcjelljen e rezultateve. Haxholli përmendi edhe mundësinë e një sistemi të integruar digjital për planifikimin dhe monitorimin e punës.




