Nafta është liruar rreth 4 centë për litër dhe benzina 2 centë, tha të hënën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu.
Sipas Istogut, nafta shitet për 1,81–1,83 euro për litër, ndërsa benzina për 1,48–1,50 euro. Ai tha se rënia në tregun ndërkombëtar është reflektuar në pikat e shitjes në Kosovë dhe se ulja më e madhe është shënuar gjatë fundjavës.
«Ka reflektuar në të gjitha pikat shitëse përafërsisht 4 centë rënie në naftë, gjithësisht 2 centë rënie në benzinë», tha Istogu. Ai parashikoi ulje të lehtë në ditët në vijim, në varësi të tregjeve ndërkombëtare dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
“Ka reflektuar në të gjitha pikat shitëse përafërsisht 4 centë rënie në naftë, gjithësisht 2 centë rënie në benzinë.”




