Biblioteka e Qytetit “Shqipe Suzana Rama” në Obiliq ka pranuar 200 libra të dhuruar nga Instituti Albanologjik i Kosovës. Komuna e Obiliqit e vlerësoi donacionin si kontribut për fondin bibliotekar dhe për mundësitë e lexuesve.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Obiliq, Ilire Kelmendi-Shema, dhe zyrtarja e bibliotekës, Diellza Osmani, vizituan Institutin Albanologjik. Ato u pritën nga sekretari shkencor Adil Olluri, profesori Faton Krasniqi dhe zyrtarja e lartë e Arkivit Shkencor, Shpresa Dushi Dibrani.

Komuna i ka ftuar qytetarët ta vizitojnë bibliotekën dhe të njihen me titujt e rinj.