Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati tha më 5 nëntor se rishqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara po ecën ngadalë dhe se nuk dihet nëse do të votohen sërish në Kuvend.
Ai tha se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, për t’i informuar dhe për të diskutuar me ta zhvillimet rreth ligjit.
Kuvendi i miratoi ndryshimet më 6 tetor, me nismën e PDK-së. Ato synojnë kufizimin kohor të mandatit të Dhomave të Specializuara.
“Ligji ende nuk ka kaluar në Parlament, ende nuk është shqyrtuar. Ne nuk e dimë a do të votohet apo jo. Po shpresojmë dhe besojmë”




