Grafite në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë parë më 5 nëntor pranë ambasadave të Gjermanisë dhe Francës në Prishtinë.
Mbishkrimi në grafite thotë: «2191 ditë – Historia nuk mund të burgoset». Ato u shfaqën në përvjetorin e gjashtë të arrestimit të katër ish-krerëve të UÇK-së, më 5 nëntor 2020.
Ambasadat dhe autoritetet nuk e kanë konfirmuar vendosjen e grafiteve.
“2191 ditë – Historia nuk mund të burgoset”




