Kryetari i Mitrovicës dhe ish-ministri i Bujqësisë Faton Peci i quajti të padrejta kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Peci tha se kërkesat nisën në mars të vitit 2021, me mandatin Kurti 2, dhe vazhduan edhe në mandatin aktual. Sipas tij, opozita e ka shënjestruar Gërvallën që nga fillimi i mandateve të Albin Kurtit.

“Mendoj se nga oponentët politikë janë mirë të menduara për shkak se partneri kryesor, dhe shtytësi kryesor i partneritetit me Albin Kurtin e në këtë rast është adresa e parë Donika në fillim të mandatit.”
— Faton Peci, kryetar i Mitrovicës