Në dhjetëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj i kërkoi Prokurorisë në Kuvend të hetojë rrethanat e rastit.
Ai tha se hetimi duhet të përfshijë rrethanat e arrestimit dhe vdekjes së Deharit, si dhe veprimet pas vdekjes së tij. Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në qelinë e paraburgimit në Prizren.
«Askush tjetër, veç prokurorisë nuk e ka për detyrë ta zbardhë këtë rast», tha Rexhaj. Ai shtoi se drejtësia i detyrohet familjes së Deharit dhe vajzës së tij, Arsës.
“Askush tjetër, veç prokurorisë nuk e ka për detyrë ta zbardhë këtë rast.”




