Ish-ambasadori amerikan dhe ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried, tha se Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin.

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Fried tha se Kosova duhet ta mbështesë shtetësinë e saj më fuqishëm te demokracia dhe sundimi i ligjit. Ai përmendi edhe flamurin si simbol të Kosovës si shtet për të gjithë banorët e saj.

“Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”
— Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit